Austri, 5,802 raste të reja me Covid
BKT
   Bota

Austri, 5,802 raste të reja me Covid

Austria thuajse çdo ditë ka numër të lartë të të prekurve me koronavirus. Sipas autoriteteve shëndetësore austriake, në raportin e fundit 24-orësh janë shënuar 5,802 infektime të reja.

Nga numri total, 260,512 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se në Austri ka disa të dhëna pozitive rreth situates, ku numri i të infektuarve ka filluar të ulet, shkruan albinfo.ch.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.