18:34 / 25.11.2020
Fauci ka pranuar të punojë me Bidenin për coronavirusin
Doktori konfirmoi në një intervistë të mërkurën se ai “preku tema” me Ron Klain, këshilltarin e demokratit, raporton bloomberg.
“Ne nuk diskutuam specifikisht detajet praktike”, tha mjeku i njohur amerikan.
Ai tha se “natyrisht do të pranonte të punonte në grupin punues të coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë të Biden”.
Ndryshe, Biden pritet që në muajin janar të merr drejtimin e shtetit amerikan pas triumfit në zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trumpit.























