​778 mijë të papunë në SHBA kërkuan ndihmë shtetërore

​778 mijë të papunë në SHBA kërkuan ndihmë shtetërore

Rreth 778 mijë punëtorë amerikanë aplikuan për përfitime papunësie javën e kaluar, pasi rritja e papritur e rasteve të koronavirusit po mban nën presion rimëkëmbjen e tregut të punës, njoftoi sot Ministria e Punës e SHBA-së.

Me të papunët e ri që aplikuan për ndihmë shtetërore, numri i përgjithshëm, sipas të dhënave të ministrisë, arriti në rreth 68.9 milionë, e cila është afërsisht e barabartë me popullsinë e Tajlandës, raporton New York Post.