Mozambik, 7 të vdekur si pasojë e goditjes së rrufesë
BKT
   Bota

Mozambik, 7 të vdekur si pasojë e goditjes së rrufesë

Guvernatorja e rajonit Manica, Francisca Tomas, tha se për shkak të reshjeve dhe stuhisë shumë shtëpi dhe toka bujqësore kanë pësuar dëme.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Mozambik për shkak të goditjes së rrufesë.

Sipas lajmit në mediat lokale, guvernatorja e rajonit Manica, Francisca Tomas, tha se për shkak të reshjeve dhe stuhisë shumë shtëpi dhe toka bujqësore kanë pësuar dëme.

Tomas tha se si pasojë e goditjes së rrufesë kanë humbur jetën shtatë persona.

Ajo gjithashtu informoi se për shkak të rrufesë dhe stuhisë janë rrëzuar shumë pemë dhe disa rrugë janë mbyllur për trafik.