185 vdekje të reja nga COVID-19 në Turqi, mbi 29 mijë të infektuar
BKT
   Bota

185 vdekje të reja nga COVID-19 në Turqi, mbi 29 mijë të infektuar

Turqia regjistroi 30.103 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.714 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 487.912.

Gjatë ditës së kaluar 3.611 pacientë të tjerë u shëruan, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 396.227, ndërsa numri i të vdekurve u rrit për 182, duke arritur në 13.373.

Mbi 174.400 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18,24 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.903.

"Ushtria jonë shëndetësore është ka një barrë të rëndë. Secili prej nesh është përgjegjës për ndjekjen e masave. Kjo nuk është një zgjedhje personale, por një domosdoshmëri shoqërore", tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter. (AA)