Majori i Shërbimit inteligjent rus dënohet me kusht për vjedhje të qilimave
Gjykata ushtarake ruse e dënon me katër vite burg me kusht, majorin e Shërbimit inteligjent rus-FSB, Sergei Renkas, për vjedhje të nëntë qilimave, vlera e tëcilëve shkonte në 6.5 milionë rubla ruse.
Renkas, së bashku me kolegun e ti nga FSB, Viktor Kovtonyuk, kishin kontaktuar me përfaqësuesin e Shoqatës së Zejtarëve të Dagestanit dhe ishin dakorduar që ti blinin nëntë qilima punëdore, për nevoja të dekorimit tëdhomës sëpritjes në objektin qendror të FSB-së, në Moskë.
Renkas dhe përfaqësuesi i zejtarëve nga Dagestani ishin dakorduar që çmimi tëishte 6.5 milionë rubla, por paraprakisht qilimat do të dërgoheshin si mostërnë Moskë, që në rast se nuk pëlqeheshin të ktheheshin mbrapa, ne tëkundërtën do të paguheshin.
Për mesë dy vite, Shoqata e zejtarëve të Dagestanit as nuk ishte paguar dhe as nuk i ishin kthyer nëntë qilimat e dërguarpër FSB-në ruse. Pas kësaj shoqata ngreh padi kundër dy punonjësve të FSB-së ruse dhe rasti bëhet e ditur për opinionin e gjerë.
Gjatë hetimit, të dy ish-oficeret e FSB-së kishin refuzuar të japin ndonjë provë, duke iu referuar nenit 51 të Kushtetutës së Rusisë, nen i cili lejon përjashtimin nga detyrimi për të dëshmuar.
Edhe pse ndaj të pandehurve pos dëshmive si prova materiali ishin edhe gjashtë CD, me biseda të përgjuara, gjykata në fund të dy ish-oficerët e FSB-së i dënoj me burgim me kusht, Sergei Renkas me katër vite ndërsa Viktor Kovtonyuk me tri vite burg me kusht.























