Brutalitet në Francë, rrihet një njeri me ngjyrë
BKT
   Bota

Brutalitet në Francë, rrihet një njeri me ngjyrë

Një njeri me ngjyrë në Francë është rrahur brutalisht nga policia franceze, ku ngjalli kritika shqetësime në mbarë botën. Presioni mbi qeverinë franceze dhe udhëheqjen e policisë u intensifikuan të premten pasi rrahja policore e këtij  njeriu me ngjyrë shkaktoj zemërim në të gjithë spektrin, nga politikanët kryesorë deri te yjet e futbollit.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte shumë i tronditur nga këto imazhe.

Presidenti Emmanuel Macron tha të premten se imazhet që tregojnë policinë e Parisit duke rrahur një prodhues të muzikës ‘’Black’’ishin të turpshme për Francën dhe se qeveria do të duhet të marr masa për këtë sulm.

Prokurorët po hetojnë arrestimin e dhunshëm të Michel Zecler, i cili tha se ai ishte abuzuar në mënyrë racore nga oficerët, pasi u lëshuan pamjet CCTV të incidentit. Mbikëqyrësi policor gjithashtu po e heton rastin, ku katër oficerë policie po mbahen në paraburgim për t’u marrë në pyetje si pjesë e hetimit, tha zyra e prokurorit të Parisit.

Rrahja brutale filloj në një ndërtesë ku edhe një video u nxor, dhe qarkulloj në të gjithë botën.

Presidenti francez Emmanuel Macron shpreh shqetësimin e tij duke thënë”Imazhet që kemi parë të gjithë, agresionin kundër Michel Zecler janë të papranueshme. Ato vepra janë të turpshme për të gjithë ne. Franca nuk duhet të lejojë kurrë dhunë ose brutalitet, pa marrë parasysh nga cili shtet vjen. Franca kurrë nuk duhet të lejojë urrejtjen ose racizmin të përparojë në mënyrë negative “, Macron tha në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

“Ata që puna e tyre është të zbatojnë ligjin duhet të respektojnë ligjin,” tha ai, duke shtuar se ai i kërkoj qeverisë të bëjë urgjentisht propozime rreth mënyrës së kthimit të besimit në polici.

Rrahja e Zecler rrezikon të ndezë tension racor, me akuzat dhe brutalitet të përsëritur të policisë kundër zezakëve dhe bashkësive etnike, vdekja e amerikanit me ngjyrë George Floyd në Mineapolis, ngjalli tensione dhe protesta të mëdha, ku tani edhe në Paris të Francës pritet të ndodh po e njëjta situatë.

“Që oficerët e policisë të veprojnë në atë mënyrë, ata duhet të kenë një ndjenjë të jashtëzakonshme të mosndëshkimit shtoj Macron.

Policia e Parisit u përball me kritika të shumta këtë javë, pasi fotot dhe videot e mediave sociale treguan oficerë që godisnin protestuesit ndërsa pastronin një kamping të migrantëve të paligjshëm në një shesh qendror të Parisit, shkruan France24, transmeton Express.