Zjarr në Kolumbi, 2 të vdekur dhe 320 familje mbesin pa shtëpi
BKT
   Bota

Zjarr në Kolumbi, 2 të vdekur dhe 320 familje mbesin pa shtëpi

Zjarri shpërtheu në 3 blloqe të shtëpive me dru ku jetonin më shumë familje me të ardhura të ulëta në qytetin Riosucio në rajonin Choco.

Dy persona kanë humbur jetën dhe 320 familje kanë mbetur pa shtëpi në zjarrin që ka përfshirë 3 blloqe të shtëpive me dru në lagjen ku jetojnë familjet me të ardhura të ulëta në rajonin administrativ Choco në perëndim të Kolumbisë, vendit të Amerikës Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në shtypin lokal, zjarri shpërtheu në 3 blloqe të shtëpive me dru ku jetonin më shumë familje me të ardhura të ulëta në qytetin Riosucio në rajonin Choco.

Si pasojë e zjarrit u dogjën më shumë se 70 shtëpi druri, ndërsa humbën jetën dy persona dhe 320 familje mbetën pa shtëpi.

Në pamjet e publikuara në median sociale vërehet që banorët përpiqen të shuajnë zjarrin.

Në anën tjetër, presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, në një deklaratë lidhur me ngjarjen bëri të ditur se ka dhënë udhëzimet për sigurimin e ndihmave të nevojshme për familjet e prekura nga zjarri.

Duque tha se "Bisedova me kryetarin e bashkisë, kërkova fillimin e një mekanizmi ndërhyrjeje në qytet me Njësinë Kombëtare të Menaxhimit të Rrezikut dhe Katastrofave. Gjithashtu zv.ministri i brendshëm Daniel Palacios do të mbërrijë në rajon për të inspektuar në vend situatën e personave që u janë djegur shtëpitë".