Nigeri, deri tani nga HIV kanë vdekur 1,6 milionë persona
Në kryeqytetin Abuja në organizim të Rrjetit për persona me HIV/AIDS në Nigeri (NEPWHAN) është mbajtur program me rastin e 1 dhjetorit, Ditës Botërore për Luftë kundër HIV/AIDS.
Në Nigeri deri më tani si pasojë e infeksionit me virusin HIV kanë vdekur 1,6 milionë njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin Abuja në organizim të Rrjetit për persona me HIV/AIDS në Nigeri (NEPWHAN) është mbajtur program me rastin e 1 dhjetorit, Ditës Botërore për Luftë kundër HIV/AIDS.
Dr. Erasmus Morah, përfaqësuesi i programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS (UNAIDS), në adresimin e programit tha se deri më tani në këtë vend 1,6 milionë njerëz kanë vdekur nga AIDS.
Ai theksoi se personat e infektuar me HIV në Nigeri shpesh herë u ekspozohen diskriminimit në shoqëri.
"OKB është gjithmonë aty për të gjithë njerëzit të infektuar me HIV dhe gjithmonë jemi të gatshëm të ndihmojmë. UNAIDS po bën përpjekjet e nevojshme kundër stigmës dhe diskriminimit ndaj njerëzve që jetojnë me HIV/AIDS", tha Morah.
Dr. Gambo Aliyu, kreu i Programit Kombëtar për luftë të AIDS-it në Nigeri, theksoi se testimi është shumë i rëndësishëm në luftën kundër përhapjes së HIV/AIDS.
"Testimi është mënyra kryesore për të zvogëluar HIV-in. Pas testimit vijon parandalimi ose trajtimi për të parandaluar përhapjen e virusit", tha Aliyu.
Koordinatori i NEPWHAN-it, Abdulkadir Ibrahim, bëri thirrje për unitet dhe përpjekje më të mëdha për të luftuar diskriminimin dhe margjinalizimin e njerëzve që jetojnë me HIV.























