Pakistan, shënohet numri më lartë i të vdekurve nga COVID-19 që nga korriku
BKT
   Bota

Pakistan, shënohet numri më lartë i të vdekurve nga COVID-19 që nga korriku

Edhe 67 pacientë kanë vdekur si pasojë e virusit, që është numri më i lartë ditor që nga korriku, me çka numri deri më tani i të vdekurve është rritur në 8.092, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Pakistan është regjistruar numri më i lartë i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në nivel ditor gjatë katër muajve të fundit, ndërsa gjithsej janë regjistruar më shumë se 400.000 raste, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe 67 pacientë kanë vdekur si pasojë e virusit, që është numri më i lartë ditor që nga korriku, me çka numri deri më tani i të vdekurve është rritur në 8.092, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Me 2.458 raste të reja, në këtë vend janë regjistruar 400.482 raste, me 343.246 pacientë të shëruar.

Megjithatë, numri i sapoinfektuarve tashmë tre ditë është nën 3.000.

Gjatë 24 orëve, janë testuar thuajse 50.000 persona, prej të cilëve gjashtë për qind janë pozitiv, theksuan nga Ministria.

Pakistani ka regjistruar rritje të rasteve dhe vdekjeve të COVID-19 gjatë javëve të fundit, pas muajsh me shifra relativisht të ulëta pasi hoqi kufizimet dhe rihapi bizneset në muajin maj.

Si pjesë e tentimit për të kontrolluar valën e dytë, autoritetet sërish vendosën mbyllje në disa pjesë të vendit, si dhe ndalesë për tubime dhe mitingje publike.

Vendet e argëtimit të tilla si kinematë dhe teatrot gjithashtu janë mbyllur, ndërsa dasmat dhe tubimet publike janë ndaluar.