18:49 / 01.12.2020
Rreth 800 rase të reja me Covid-19 në Itali
Shifrat e rasteve të reja dhe viktimave për shkak të virusit Covid-19 po vazhdojnë të rriten në Itali
Në këtë shtet 785 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 19.350 raste të reja të infeksionit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Italisë.
Rritje të rasteve të infektuara me këtë virus ka pasur edhe në shtetet tjera.
Në Britani të madhe 603 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19, ndërsa janë regjistruar 13.430 raste të reja të infeksionit.
E Turqia për ditën e nëntë rresht ka regjistruar rekord ditor të vdekjeve.
Në Turqi janë regjistruar 190 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit e po ashtu 30.110 të infektuar të rinj.























