Florida, shteti i tretë në SHBA që tejkalon 1 milion raste me COVID-19
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat ditore në lidhje me pandeminë thuhet se numri i rasteve në Florida ka arritur në 1.008.166.
Florida në SHBA, bëhet shteti i tretë që kalon 1 milion raste të koronavirusit të ri (COVID-19) në vend pas Teksasit dhe Kalifornisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat ditore në lidhje me pandeminë thuhet se numri i rasteve në Florida ka arritur në 1.008.166.
Ndërkohë numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 ka arritur në 18.683.
Në shtetin ku për ditën e martë janë raportuar 8.847 raste dhe 82 vdekje ditore, vihet në dukje se për shkak të virusit deri më tani janë shtruar në spitale mbi 55 mijë persona.
Sipas të dhënave të fundit dy javore norma e shtrimeve në spitale në Florida ka shënuar rritje me 30 për qind ndërsa norma e pozitivitetit të COVID-19 është në nivelin 8.69 për qind.
Në SHBA e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia e COVID-19, numri i rasteve ka tejkaluar 14 milionë e 51 mijë ndërsa humbjet e jetëve mbi 276 mijë.























