OKB-ja arrin marrëveshje me Etiopinë për futjen e ndihmave në Tigray
BKT
   Bota

OKB-ja arrin marrëveshje me Etiopinë për futjen e ndihmave në Tigray

Kombet e Bashkuara dhe Qeveria e Etiopisë të mërkurën arritën marrëveshje për dërgimin e ndihmave humanitare në rajonin Tigray, ku shumë njerëz janë vrarë, plagosur e zhvendosur për shkak të luftimeve mes forcave qeveritare dhe rebelëve.

Marrëveshja, për të cilën njoftuan zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, do t’ua mundësojë punëtorëve humanitarë qasjen në zonat e rajonit Tigray që kontrollohen nga forcat qeveritare. Atje, ushtria e Etiopisë po lufton kundër të ashtuquajturit Fronti Popullor për Çlirim.

Besohet se gjatë luftimeve janë vrarë mijëra njerëz, por numri i saktë nuk dihet për shkak të kushteve të vështira për raportim dhe vërtetim të rasteve. Në rajonin Tigray nuk ka rrjet telefonik e as internet.

Rreth 45.000 refugjatë kanë ikur në Sudan për shkak të dhunës, ndërsa përleshja e armatosur e ka përkeqësuar gjendjen në rajonin ku edhe ashtu 600 mijë njerëz ishin të varur nga ndihmat ushqimore para luftimeve, shkruan Reuters