Gjermania shënon mbi 470 të vdekur nga COVID-19 për një ditë
BKT
   Bota

Gjermania shënon mbi 470 të vdekur nga COVID-19 për një ditë

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.046 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1.106.789, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 479 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 17.602.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.