Përbërësit e vaksinës Pfizer: Çfarë ka brenda saj?

Përbërësit e vaksinës Pfizer: Çfarë ka brenda saj?

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën nga Pfizer, duke hapur rrugën për vaksinimin masiv.

Rregullatori i ilaçeve në Britani, MHRA, ka konfirmuar se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95 për qind kundër COVID-19 , është e sigurt për tu shpërndarë në publik. Dozat e para janë tashmë në rrugën e tyre për në Britaninë e Madhe, tha Pfizer. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se NHS do të kontaktojë njerëzit kur të vijë koha që ata të vaksinohen.

Çfarë ka në vaksinën Pfizer?

Vaksina e re Pfizer kundër COVID-19 është një imunizim mARN. mARN është shkurtimi i acidit ribonukleik mesenxher dhe është i pranishëm në të gjitha qelizat e gjalla. Përkufizimi i mARN-së është se vepron si një lajmëtar që mbart informacione dhe udhëzime të ngulitura në ADN. Vaksina e re mARN thuhet se përdor copa të vogla të kodit gjenetik të COVID-19 për të filluar prodhimin e virusit brenda trupit, shkruan Express.co.uk.

Kjo i lejon sistemit imunitar të njohë virusin si një trup i huaj brenda qenieve njerëzore. Pasi të bëhet ky hap, sistemi imunitar mund ta njohë virusin si të huaj dhe ta sulmojë atë me antitrupa.

Pjesa kryesore e vaksinës së re të Pfizer për COVID-19, mARN është një varg i acidit ribonukleik mesenxher. Vaksina e Pfizer raportohet të përdorë 30 mikrogramë mARN, por aktualisht, lista e plotë e përbërësve për këtë vaksinë të veçantë nuk është publikuar.

Cilët përbërës gjenden normalisht në një vaksinë?

Përbërësi kryesor në të gjitha vaksinat është një, ose më shumë, përbërës aktivë. Përbërësit aktivë janë elementi i vaksinës i bërë nga viruse ose baktere, të quajtura edhe antigjene.

Vaksinat përmbajnë sasi të vogla përbërësish aktivë, zakonisht vetëm disa mikrogramë (e milionta e gramit) për një vaksinim.

Disa vaksina përmbajnë baktere ose viruse të plota. Shumica e vaksinave bakteriale përmbajnë vetëm disa proteina ose sheqerna nga bakteri përkatës, por në të kundërt, vlerësohet se 100 trilion baktere jetojnë në lëkurën e një njeriu, secila prej tyre përmban mijëra proteina të cilat vazhdimisht sfidojnë sistemin imunitar.

Vaksinat përmbajnë gjithashtu disa përbërës të shtuar, të tilla si kripëra alumini, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e reagimit të sistemit imunitar ndaj vaksinimit, ose produkteve të tjera që veprojnë si konservues dhe stabilizues. 


MË SHUME NGA Shëndetësi