Të infektuar me Covid, por shkuan me pushime në Havai, arrestohet çifti
BKT
   Bota

Të infektuar me Covid, por shkuan me pushime në Havai, arrestohet çifti

Një çift që kthehej nga pushimet në Havai u arrestua, pasi udhëtuan bashkë me fëmijën e tyre 4-vjeçar, pavarësisht se kishin rezultuar pozitivë për Covid-19.

Sipas autoriteteve, Wesley Moribe dhe Courtney Peterson akuzohen për rrezikim të jetës nga pakujdesia, të shkallës së dytë.

Zëdhënësi i policisë tha se Moribe dhe Peterson hipën në një avion të United Airlines nga San Francisco të dielën, pavarësisht se e dinin që të dy kishin rezultuar pozitiv për koronavirus.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë nga vizitorët dhe banorët që të ndjekin rregullat dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e Covid-19”, tha shefi i policisë, Todd Raybuck në një njoftim për shtyp.