16:08 / 03.12.2020
Afganistan, 134 civilë humbën jetën gjatë muajit të fundit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tarik Aryen tha se talebanët gjatë muajit të fundit kryen një seri sulmesh në mbarë vendin.
Së paku 134 civilë e kanë humbur jetën në Afganistan në sulmet talebane gjatë muajit të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, Tarik Aryen tha se talebanët gjatë muajit të fundit kryen një seri sulmesh në mbarë vendin.
Siç tha ai, gjatë sulmeve humbën jetën 134 civilë ndërsa u plagosën 342 të tjerë.
Aryen shtoi se talebanët gjatë periudhës në fjalë kanë kryer 16 sulme vetëvrasëse, të cilat edhe i dënoi.























