Më shumë se 1.5 milion të vdekur në të gjithë botën
BKT
   Bota

Më shumë se 1.5 milion të vdekur në të gjithë botën

Më shumë se 1,5 milionë vdekje nga COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, për gati 65 milionë raste, sipas raporteve nga autoritetet.

Një total prej 1 500 038 viktimash, për 64 774 705 raste, janë shifrat botërore në lidhje me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kinë në dhjetor, raporton ATSh.

Amerika Latine-Karaibet është rajoni më i prekur në botë me 452 263 vdekje, para Europës me 430 060 dhe SHBA-Kanadasë me 286 946.