Pandemia në SHBA, dita e tretë radhazi me më shumë se 2000 humbje jete
BKT
   Bota

Pandemia në SHBA, dita e tretë radhazi me më shumë se 2000 humbje jete

Në Amerikë u regjistrua dita e tretë radhazi me më shumë se 2000 humbje jete teksa u njoftua për mbi 2900 të tilla në 24 orët e fundit.

Epidemiologët ngrenë alarmin në këtë situatë mes pasigurisë që shkakton edhe gjendja me politikën.

Vdekshmëria është e frikshme dhe është mes nesh tha drejtori i qendrës se barnave Robert Redfield sipas të cilit, deri në muajin shkurt vendi pritet të regjistrojë në total rreth 450 mijë humbje jete, transmeton A2news.

Guvernatori i Marryland, gjatë një transmetimi televiziv iu bëri thirrje palëve politike të lenë mënjanë retorikën dhe të bashkëpunojnë në këtë kuadër.

“Gjendemi në mesin e një lufte të ashpër ku nëse nuk ka bashkëpunim do dalim të humbur”, tha republikani Larry Hogan.