SHBA, Kalifornia vendos kufizime të reja për të frenuar virusin COVID-19

SHBA, Kalifornia vendos kufizime të reja për të frenuar virusin COVID-19

Derisa ambientet e kujdesit shëndetësor lokal janë afër arritjes së kapacitetit të tyre të plotë, "urdhri rajonal i qëndrimit në shtëpi" i guvernatorit Gavin Newsom i njoftuar mbrëmë vonë do të zgjasë të paktën 21 ditë, duke filluar nga kjo fundjavë.

Duke luftuar valën në rritje të koronavirusit të ri (COVID-19), shteti amerikan i Kalifornisë ka urdhëruar një varg të ri kufizimesh mbi udhëtimet, aktivitetet publike dhe bizneset, transmeton Anadolu Agency (AA).

Derisa ambientet e kujdesit shëndetësor lokal janë afër arritjes së kapacitetit të tyre të plotë, "urdhri rajonal i qëndrimit në shtëpi" i guvernatorit Gavin Newsom i njoftuar mbrëmë vonë do të zgjasë të paktën 21 ditë, duke filluar nga kjo fundjavë.

"Nëse nuk veprojmë tani, sistemi ynë spitalor do të mbingarkohet. Nëse nuk veprojmë tani, ne do të vazhdojmë të shohim nivelin e vdekjeve tona të rritet", tha Newsom në një konference për media.

Kufizimet përfshijnë mbylljen e bizneseve të shërbimeve personale, të tilla si sallone flokësh dhe thonjsh, ndërsa restorantet do të veprojnë vetëm në shërbimin "merr me vete" dhe bizneset me pakicë do të kufizohen në 20 për qind të kapacitetit.

Guvernatori Newsom mbetet në karantinë me familjen e tij, pasi fëmijët e tij u ekspozuan ndaj individëve që rezultuan pozitiv ndaj virusit COVID-19.

Pavarësisht kufizimeve të mëparshme të ngrënies në ambiente të mbyllura, guvernatori më 6 nëntor u fotografua në një restorant me një grup të madh pa mbajtur maskë fytyre. Ai më vonë pranoi se ka bërë një "gabim të keq".

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, pas New York-ut dhe Teksasit, Kalifornia renditet e treta përsa i përkët numrit të vdekjeve në SHBA, respektivisht me 19.594 njerëz që humbën jetën nga COVID-19.