Berlini dëshiron që SHBA dhe Irani të ulen sërish në tryezën e bisedimeve

Berlini dëshiron që SHBA dhe Irani të ulen sërish në tryezën e bisedimeve

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka deklaruar se SHBA-ja dhe Irani duhet të kthehen përsëri në tryezën e bisedimeve për marrëveshjen bërthamore.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka deklaruar se SHBA-ja dhe Irani duhet të kthehen përsëri në tryezën e bisedimeve për marrëveshjen bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për revistën "Der Spiegel", Maas vuri theksin se nuk do të jetë i mjaftueshëm kthimi në marrëveshjen e mëparshme të arritur me Iranin.

"Duhet të jetë një marrëveshje bërthamore e cila përfshin një lloj shtese që të jetë edhe në interesin tonë. Kemi pritshmëri të qarta nga Irani. Nuk do të ketë armë bërthamore, në të njëjtën kohë nuk do të ketë as program të raketave balistike që kërcënojnë të gjithë rajonin. Ka rol të ndryshëm që Irani do të luajë në rajon. Kemi nevojë për këtë marrëveshje pikërisht për shkak të pasigurisë tonë ndaj Iranit. Këtë e kam biseduar edhe me homologët nga Franca dhe Britania e Madhe", tha Maas.

Ai tha se një sinjal i SHBA-së nëse do të lirojë apo jo sanksionet ekonomike kundër Iranit, do të jetë një faktor përcaktues për bisedimet. "SHBA dhe Irani duhet të bashkohen (në tryezën e bisedimeve). Koha po kalon për Iranin në të cilin vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet presidenciale", tha diplomati gjerman.