18:25 / 04.12.2020
COVID-19, në Itali 814 viktima dhe 24.099 të infektuar në 24 orët e fundit
Koronavirusi vazhdon të shkaktoj viktima dhe infektime të mëdha në Itali.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 24.099 persona, kundrejt 200.000 tamponë të bërë.
Të premten janë regjistruar edhe 814 viktima nga virusi vdekjeprurës.
Situata vazhdon të mbetet kritike edhe në spitale.























