Presidenti Trump urdhëron largimin e forcave amerikane nga Somalia

Presidenti Trump urdhëron largimin e forcave amerikane nga Somalia

Pentagoni tha të premten se po tërheq shumicën e trupave amerikane nga Somalia me urdhër të Presidentit Donald Trump, duke vazhduar një aksion paszgjedhor nga Presidenti Trump për të zvogëluar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në misionet e anti-terrorizmit jashtë vendit.

Pa dhënë detaje, Pentagoni tha në një deklaratë të shkurtër se shumica e trupave amerikane dhe njësive në Somali do të tërhiqen në fillim të vitit 2021. Ka rreth 700 forca në këtë vend të Afrikës, për të trajnuar dhe këshilluar forcat vendase në një luftë kundër grupit ekstremist Al-Shabab, një filial i Al-Kaidës.

Presidenti Trump kohët e fundit urdhëroi tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe Iraku dhe ai pritej të tërhiqte një pjesë ose të gjitha forcat nga Somalia.