Kalifornia thyen rekordet me COVID, vihet në bllokadë të re nga sonte
BKT
   Bota

Kalifornia thyen rekordet me COVID, vihet në bllokadë të re nga sonte

Shteti federal amerikan Kalifornia sot theu rekordin në numrin e rasteve të reja të virusit korona dhe po hyn në një bllokim të ri sonte, ndërsa shtetet e tjera po përpiqen të vendosin bllokada në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e infeksionit.

Kalifornia raportoi 30,075 raste të reja, shumë më tepër se 21,986 të regjistruara më 4 dhjetor, si dhe një rekord të ri në numrin e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19. New Jersey, Carolina North, Virginia dhe West Virginia gjithashtu raportuan një rritje rekord një-ditore të infeksioneve të reja, raporton Reuters.

Ndërsa numri i rasteve në shtetin më të populluar amerikan rritet ndjeshëm, autoritetet e Kalifornisë urdhëruan që kufizimet e reja të rrepta të hynin në fuqi në mesnatë në Kaliforninë Jugore dhe Luginën San Joaquin.

Baret, sallonet e bukurisë do të mbyllen, ndërsa restorantet mund të shërbejnë vetëm ushqime për t’u marrë. Zona e Gjirit të San Franciskos do të mbyllet gjithashtu, me një grup të veçantë masash.

Vetëm rreth gjysma e 50 shteteve të SHBA-së kanë futur kufizime të reja në muajin e kaluar, pasi rastet, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë arritur nivele rekord në të gjithë vendin.

Në 14 shtete federale amerikane, mbajtja e maskave kundër koronavirusit nuk është e detyrueshme.