Iran, 284 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve
BKT
   Bota

Iran, 284 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit janë shënuar 10.827 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.051.374.

Me 284 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 50.594, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 10.827 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.051.374.

Lari shtoi se 5.796 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 742.955.

Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 6.432.228 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se 64 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq", 278 qyteza si zona "portokalli" dhe 106 qyteza si zona të "verdha".