Kalifornianët përballen me urdhrin e qëndrimit në shtëpi për shkak të COVID
BKT
   Bota

Kalifornianët përballen me urdhrin e qëndrimit në shtëpi për shkak të COVID

Një urdhër i ri për qëndrim në shtëpi do të vendoset në Kaliforninë Jugore dhe luginën San Joaquin, pasi kriza e koronavirusit po del jashtë kontrollit me një shpejtësi që ka tejkaluar parashikimet më të guximshme të zyrtarëve shëndetësorë.

Rreth 33 milionë kalifornianë, 84% e popullsisë së shtetit, do t’i nënshtrohen urdhërit të ri.
Kjo erdhi pasi kapacitetet në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve janë në nivele shumë të ulëta.

Restorantet duhet të ndalojnë ngrënien në ambientet e brendshme dhe mund të ofrojnë ushqim vetëm për t’u marrë me vete.

Takimet e njerëzve nga familje të ndryshme do të ndalohen, me përjashtim të shërbimeve të kishës në natyrë dhe demonstratave politike.

E gjithë shitja me pakicë mund të mbetet e hapur, por me kapacitet 20%.

Rregullat do të qëndrojnë në fuqi për të paktën tre javë. Los Anxheles ka qenë nën një urdhër të modifikuar të qëndrimit në shtëpi që nga e hëna./atsh