Fauci: Vaksina nuk do ta ulë menjëherë nivelin e vdekshmërisë
BKT
   Bota

Fauci: Vaksina nuk do ta ulë menjëherë nivelin e vdekshmërisë

Vaksina kundër koronavirusit nuk do të ulë menjëherë nivelin e vdekshmërisë nga pandemia, tha dr. Anthony Fauci.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, theksoi kornizën kohore të administrimit të vaksinës dhe kohën që duhet për të krijuar imunitetin në sistem.

Megjithatë, Fauci këmbënguli që nëse një sasi e mjaftueshme e njerëzve do të vaksinohen në kohë, kjo pandemi mund të vendoset nën kontroll.

Ndërkohë, Fauci shprehu shqetësim edhe në lidhje me festimet e Krishtlindjeve që mund të bëjnë që rastet të rriten ndjeshëm.

Rritja aktuale e rasteve në të gjithë Amerikën është tashmë shqetësuese, por “ishte e parashikueshme”, shtoi Fauci, duke ia atribuar atë Ditës së Falënderimeve.