Johnson:Të papranueshme disa kushte në negociatat për marrëveshjen tregtare
Duke theksuar se janë të "papranueshme" disa kushte në negociatat për marrëveshjen tregtare me BE-në, Johnson tha se janë paraqitur disa kushte që do të pengojnë Britaninë që të sigurojë kontrollin në fushën e peshkimit në ujërat e saj.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka theksuar se janë të "papranueshme" disa kushte në negociatat për marrëveshjen tregtare të zhvilluar pas Brexit-it me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
Johnson iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Partisë Laburiste në opozitë në programin e pyetjeve për kryeministrin në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Britanisë.
Duke theksuar se janë të "papranueshme" disa kushte në negociatat për marrëveshjen tregtare me BE-në, Johnson tha se janë paraqitur disa kushte që do të pengojnë Britaninë që të sigurojë kontrollin në fushën e peshkimit në ujërat e saj.
Më tej Johnson tha se vendi i tij është larguar nga BE-ja me një marrëveshje "shumë të mirë" dhe se me këtë ajo "do të pasurohet në mënyrë të fuqishme".
"Që nga 1 janari pavarësisht çdo gjëje vendi ynë do të mund të rimarrë paratë e tij me sistemin e migracionit të bazuar me pikë, duke formuar porte pa taksa të ulëta, duke sjellë standarde më të larta për bagëtitë dhe duke nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë", nënvizoi Johnson.
Kryeministri britanik, në kuadrin e bisedimeve për marrëveshjen tregtare me BE-në sot do të takohet në Bruksel me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von del Leyen.
Procesi Brexit
Në Mbretërinë e Bashkuar e cila përbëhet nga Anglia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Skocia, vendimi për Brexit u mor me 52 për qind kundër 48 për qind në referendumin që u mbajt në qershor 2016.
Britania u largua zyrtarisht nga BE-ja më 31 janar të këtij viti, por është duke zhvilluar negociata të gjera me Unionin mbi marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht tregtinë.
"Sigurimi i konkurrencës së ndershme", "zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare" dhe "të drejtat e peshkimit" janë çështje problematike në bisedimet në vazhdim mes BE-së dhe Britanisë.
Nëse mes dy palëve nuk do të mund të arrihet një marrëveshje, pas 31 dhjetorit marrëdhëniet tregtare midis dy palëve do të vazhdojnë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit e deri në këtë periudhë Britania vazhdon t‘u përmbahet rregullave të BE-së.























