17:08 / 09.12.2020
Afganistan, vriten 7 policë nga talebanët
Sayed Miracuddin Sadat, shefi i policisë në qytetin Belh deklaroi se militantët talebanë kishin marrë shtatë policë nga një makinë në malin Sulaiman.
Së paku shtatë policë kanë humbur jetën gjatë një sulmi të talebanëve në veri të Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sayed Miracuddin Sadat, shefi i policisë në qytetin Belh deklaroi se militantët talebanë kishin marrë shtatë policë nga një makinë në malin Sulaiman.
Siç tha ai, policët u vranë teksa udhëtonin nga Car Bulak drejt qendrës së qytetit Belh.
Talebanët ende nuk janë prononcuar mbi sulmin.























