Zhvendosjet e detyruara tejkalojnë shifrën 80 mln deri në mes të vitit 2020
BKT
   Bota

Zhvendosjet e detyruara tejkalojnë shifrën 80 mln deri në mes të vitit 2020

"Me dyfishimin e zhvendosjes së detyruar në dekadën e fundit, komuniteti ndërkombëtar nuk po arrin të mbrojë paqen. Tani jemi duke tejkaluar një tjetër moment të errët që do të vazhdojë të rritet nëse liderët botërorë nuk ndalin luftërat", tha Grandi.

Një raport nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR) ka vlerësuar se zhvendosjet e detyruara në mbarë botën kanë tejkaluar shifrën 80 milionë deri në mes të vitit 2021, duke theksuar se pasqyra e plotë për vitin 2020 ende nuk është përgatitur.

"Me dyfishimin e zhvendosjes së detyruar në dekadën e fundit, komuniteti ndërkombëtar nuk po arrin të mbrojë paqen. Tani jemi duke tejkaluar një tjetër moment të errët që do të vazhdojë të rritet nëse liderët botërorë nuk ndalin luftërat", tha në raport Filippo Grandi, komisioner i lartë i OKB-së për refugjatët.

Në fillim të këtij viti, njoftoi UNHCR, përndjekja, konflikti dhe shkeljet e të drejtave të njeriut detyruan rreth 79,5 milionë njerëz të lëshojnë shtëpitë e tyre.

Kjo gjithsej përfshin 45,7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit, 29,6 milionë refugjatë dhe të tjerë të zhvendosur me forcë jashtë vendit të tyre, si dhe 4,2 milionë azilkërkues. Konfliktet ekzistuese dhe të reja, si dhe pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë ndikuar në mënyrë dramatike në jetën e tyre në vitin 2020.

UNHCR tha se pavarësisht thirrjes urgjente të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në muajin mars për një armëpushim global përderisa bota lufton pandeminë, konfliktet dhe persekutimi kanë vazhduar.

Dhuna në Siri, Republikën Demokratike të Kongos, Mozambiku, Somalia dhe Jemeni çuan zhvendosjet e reja në gjysmën e parë të vitit 2020.

UNHCR njoftoi se zhvendosja e konsiderueshme e re po ashtu është regjistruar në të gjithë rajonin Sahel të Afrikës Qendrore përderisa civilët po përballen me dhunë brutale, përfshirë përdhunime dhe ekzekutime.

Pavarësisht asaj se numri real i personave pa shtetësi mbetet i panjohur, 79 vende në botë kanë raportuar 4,2 milionë njerëz pa shtetësi në territorin e tyre.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në të gjithë botën, respektivisht 3,6 milionë refugjatë, ndërsa Kolumbia renditet vendi i dytë me 1,8 milionë, përfshirë venezuelasët e zhvendosur jashtë vendit.

Turqia vazhdon të strehojë më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të refugjatëve sirianë. Vendet tjera me popullsi të madhe refugjatësh sirianë janë Libani (884.000), Jordania (658.000), Iraku (245.000) dhe Egjipti (130.000).

Gjermania (562.000) dhe Suedia (114.000) vazhdojnë të strehojnë popullsinë më të madhe të refugjatëve sirianë jashtë rajonit të afërt.