Ushtria e Libisë:I qëndrojmë armëpushimit pavarësisht shkeljeve të milicëve
BKT
   Bota

Ushtria e Libisë:I qëndrojmë armëpushimit pavarësisht shkeljeve të milicëve

"Ushtria e Libisë i qëndron armëpushimit nën kryesimin e Kombeve të Bashkuara (OKB). Por milicët e Haftarit kanë shkelur të paktën 8 herë armëpushimin në Sirte dhe ende vazhdojnë të transferojnë ushtarë mercenarë dhe të ndërtojnë kampe ushtarake".

Ushtria e Libisë theksoi se i qëndron armëpushimit pavarësisht shkeljeve nga milicët e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, koloneli Mohamed Qanunu, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, tha se vendi për ata që kryejnë krime kundër libianëve nuk është tryeza e bisedimeve, por sallat e gjykatave.

"Ushtria e Libisë i qëndron armëpushimit nën kryesimin e Kombeve të Bashkuara (OKB). Por milicët e Haftarit kanë shkelur të paktën 8 herë armëpushimin në Sirte dhe ende vazhdojnë të transferojnë ushtarë mercenarë dhe të ndërtojnë kampe ushtarake", tha Qanunu duke theksuar se nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje ku kalon emri "kriminelit të luftës" Haftar.

Ministri i Mbrojtjes së Libisë, koloneli Salah al-Din Ali Namroush, në një deklaratë me 7 dhjetor ishte shprehur se "Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe vendeve që mbështesin paqen dhe dialogun në Libi u bëjmë thirrjen; Do të tërhiqemi nga marrëveshja ushtarake 5+5 nëse nuk frenohet dhe parandalohet pamaturia e kriminelit të luftës Haftar".

Mes palëve libiane u nënshkrua një marrëveshje për armëpushimin e përhershëm si rezultat i takimeve të Komitetit të Përbashkët Ushtarak 5+5 që u mbajtën më 19-23 tetor në qytetin Gjenevë të Zvicrës.

Përfaqësuesja e Misionit të Mbështetjes së OKB-së për Libinë (UNSMIL), Stephanie Williams, në një deklaratë të bërë më parë kishte theksuar se OKB do të zbatojë sanksione ndaj atyre që shkelin armëpushimin në Libi.