18:38 / 09.12.2020
Anija goditet nga stuhia në Paqësor, humbin 1816 kontejnerë
Një anije mallrash humbi 1816 kontejnerë pas një stuhie të fuqishme gjatë lundrimit për në Japoni. Besohet se kjo mund të jetë humbja më e madhe e mallrave në det për shkak të kushteve atmosferike.
Anija “ONE Apus” arriti në portin e Kobes në Japoni të martën, pas një lundrimi 8-ditor nga mesi i Oqeanit Paqësor. Autoritetet në Japoni janë duke zhvilluar një inspektim të plotë për të zbuluar dëmin e plotë që ka pësuar ngarkesa e anijes.
Anija u godit nga stuhia në Oqeanin Paqësor në veriperëndim të Hauait.
“ONE Apus” është një anije mallrash, e cila mund të mbajë deri në 14 mijë kontejner.


























