20:35 / 09.12.2020
Kanada aprovon vaksinën antiCOVID-19
Autoritetet kanadeze njoftuan sot se ata kanë miratuar vaksinën nga prodhuesi Pfizer-BioNTech.
Kështu, Kanadaja u bë vendi i tretë që miratoi këtë vaksinë të koronavirusit pas Britanisë së Madhe dhe Bahrejnit.
"Kanadezët mund të jenë të sigurt se procedura e rishikimit të vaksinës ishte rigoroze dhe se ne kemi sisteme efektive të kontrollit," tha ministria e Shëndetësisë.
Qeveria e kryeministrit Justin Trudeau njoftoi të hënën se vaksinimi i qytetarëve mund të fillojë disa ditë pas miratimit zyrtar të vaksinës.























