Finlandë, mbyllet reaktori bërthamor pas një incidenti
Një reaktor bërthamor finlandez u mbyll sot nga sistemet e tij automatike të emergjencës, megjithatë nuk rezulton të ketë rrjedhje radioaktive, njoftuan Operatori dhe Vëzhguesi Kombëtar Bërthamor.
Operatori i termocentralit TVO tha se po hetonte situatën.
“Po shqyrtohet gjithashtu incidenti në reaktorin “Olkiluoto 2”, i vendosur në Finlandën perëndimore”, tha mbikëqyrësi bërthamor finlandez, Autoriteti i Rrezatimit dhe Sigurisë Bërthamore (STUK).
Nivele të ngritura të radioaktivitetit u regjistruan brenda uzinës, por edhe STUK, edhe operatori thanë se asnjë rrezatim nuk është lëshuar në mjedis.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), me seli në Vjenë, bëri me dije se ishte njoftuar nga autoriteti finlandez.
Finlanda ka katër rektorë bërthamorë, përfshirë dy në Olkiluoto, që sigurojnë rreth një të tretën e energjisë elektrike të vendit./atsh























