Gjermania shënon gati 600 të vdekur e 30 mijë raste me COVID-19
BKT
   Bota

Gjermania shënon gati 600 të vdekur e 30 mijë raste me COVID-19

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 29.875 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1 milion e 272 mijë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 598 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 20.970.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.