Çad, 8 të vdekur në përleshjet mes fermerëve dhe barinjve
BKT
   Bota

Çad, 8 të vdekur në përleshjet mes fermerëve dhe barinjve

Së paku 8 persona e kanë humbur jetën në përleshjet ndërkomunale midis fermerëve dhe barinjve në shtetin afrikan Çad.

Së paku 8 persona e kanë humbur jetën në përleshjet ndërkomunale midis fermerëve dhe barinjve në shtetin afrikan Çad.

"Të enjten, fermerët Ouaddaian u përleshën me barinjtë Fulani në lokalitetin Dourrene i vendosur rreth 20 kilometra në lindje të qytetit Abeche", tha për AA, Brahim Seid Mahamat, guvernator i provincës Ouaddai.

"Tetë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Të vdekurit u varrosën sot në mëngjes nga familjet e tyre", tha Mahamat.

Për disa vite, pjesa lindore e Çadit është dëmtuar nga përleshjet. Në gusht të vitit 2019, së paku 37 persona u vranë në tre ditë luftimesh midis fermerëve dhe barinjve në lindje të Çadit.