Iran, 232 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve
BKT
   Bota

Iran, 232 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.092.617, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 51.728.

Në Iran, 232 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 9.594 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.092.617, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 51.728.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 787.853 persona, ndërkohë që 5.760 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 6.611.783 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.