Japonia zgjat për një vit misionin e mbrojtjes në Lindjen e Mesme
Misioni i Forcës së Mbrojtjes Detare (MSDF) do të mbetet në rajon për "aktivitetet e mbledhjes së intelegjencës për të ndihmuar në garantimin e sigurisë së një linje kryesore të transportit të naftës" deri më 26 dhjetor të vitit 2021.
Japonia ka zgjatur për një vit misionin e saj të mbrojtjes detare në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, Misioni i Forcës së Mbrojtjes Detare (MSDF) do të mbetet në rajon për "aktivitetet e mbledhjes së intelegjencës për të ndihmuar në garantimin e sigurisë së një linje kryesore të transportit të naftës" deri më 26 dhjetor të vitit 2021.
"Megjithëse nuk ka nevojë të menjëhershme për mbrojtjen e anijeve të lidhura me Japoninë, konflikti midis SHBA-ve dhe Iranit mbet i pandryshuar", tha në një konferencë për media Katsunobu Kato, sekretari i kabinetit të qeverisë japoneze.
Misioni i MSDF-së, i vendosur në Lindjen e Mesme, përfshin 260 trupa, një gjuajtëse detare dhe dy avionë patrullues P-3C.
Japonia dërgoi misionin mes tensioneve të rritur SHBA-Iran, gjatë të cilës disa cisterna nafte u sulmuan, pasi një shumicë dërrmuese e naftës së papërpunuar të vendit vjen nga Lindja e Mesme.
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se MSDF nuk "ka identifikuar deri më tani ndonjë dukuri të pazakontë në lidhje me anijet e lidhura me Japoninë në ujërat rajonale".
"Grupet e industrisë së anijeve kanë shprehur pritjet dhe vlerësimet e tyre të mëtejshme për aktivitetet e SDF-së (Forcat e Vetëmbrojtjes)", tha Nobuo Kishi, ministër i Mbrojtjes.
Sipas raportit në mediat lokale, Tokio nuk është bashkuar me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të që ruan anijet që kalojnë përmes ngushticës Hormuz pasi nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet e saj me Teheranin.
Forcat japoneze ruajnë Gjirin e Omanit, brezin verior të Detit Arabik dhe ngushticën Bab el-Mandeb që lidh detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
Arabia Saudite, një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës, ka mbështetur vendosjen e trupave japoneze në Lindjen e Mesme për të mbrojtur anijet në rajon.























