Meksika arrin marrëveshje me kompaninë CanSino për 35 mln doza të vaksinës
BKT
   Bota

Meksika arrin marrëveshje me kompaninë CanSino për 35 mln doza të vaksinës

Meksika njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike kineze CanSino, për blerjen e 35 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19.

Meksika njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike kineze CanSino, për blerjen e 35 milionë dozave të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, në deklaratën nga Twitteri tha: "Urojmë për nënshkrimin e marrëveshjes paraprake për blerjen e 35 milionë dozave të vaksinave të nënshkruar sot mes Ministrit të Shëndetësisë dr. Jorge Alcocer dhe kryetarit të CanSino Biologic Xuefeng Yu".

Ebrard tha se vaksina e CanSino është zbatuar ndaj 62 vullnetarëve gjatë procesit të provave klinike në shtetin Nuevo Leon të vendit si rezultat i së cilës nuk kanë hasur në asnjë efekt anësor.

Qeveria meksikane edhe më parë kishte arritur marrëveshje me kompaninë farmaceutike Pfizer-BioNtech për blerjen e 250 mijë dozave të vaksinës në fazën e parë ndërsa në total 17 milionë doza.

Meksika është vendi i katërt me më shumë vdekje nga COVID-19 me 111.655 viktima deri më tani, ndërsa është në vendin e 13-të për nga numri i rasteve me gjithsej 1.205.229.