20:21 / 11.12.2020
Spahn: Krishtlindja nuk duhet të bëhet festival për virusin
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn po bën presion për veprim të shpejtë dhe mbarëkombëtar në përgjigje të infektimeve në rritje të COVID-19.
“Vendi, 16 shtetet e të cilit janë përgjegjëse për kufizimet e tyre rajonale, ka nevojë padyshim për masa shtesë, që të jenë të qëndrueshme në të gjithë vendin, para se të jetë shumë vonë”, tha ai gjatë vizitës në një qendër të ardhshme vaksinimi në Nuremberg.
“Nuk do të mund t’ia falnim veten, nëse kjo Krishtlindje do të bëhej një festival për virusin”, shtoi ministri.
Spahn bëri thirrje për mbylljen e dyqaneve jothelbësore në ditët ose javët e ardhshme./atsh























