Turqia regjistroi 32.106 raste të reja me COVID-19
Në gjithë vendin janë kryer 208.873 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 20,7 milionë.
Turqia raportoi 32.106 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 5.607 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve në Turqi arriti në 1,78 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.
Ndërkaq, 5.516 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 458.109, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 15.977, me 226 viktima të reja.
Në gjithë vendin janë kryer 208.873 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 20,7 milionë.
Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.952, ndërsa është regjistruar rënie e shkallës së rasteve kritike.
Duke i bërë thirrje popullit që të ndjekë masat e sigurisë, ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter: "Le të mbrojmë me ngulm veten dhe të dashurit tanë derisa të administrohet vaksina dhe të hyjë në fuqi. Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët."























