18:56 / 13.12.2020
Kanada: Vaksinat e para Pfizer mbërrijnë gjatë ditës
Dozat e para të vaksinave antiCOVID-19 nga kompania amerikane Pfizer do të mbërrijnë në Kanada sot dhe një seri prej 30.000 dozash do të mbërrijnë të hënën, tha zyrtari i ngarkuar me vaksinimin në Kanada për rrjetin kombëtar TV CBC.
Kanadaja pritet të miratojë vaksinën “Moderna në mënyrë të arsyeshme së shpejti" dhe të jetë gati të pranojë dërgesat e vaksinës deri në fund të javës, tha gjeneral-majori Dany Fortin, raporton Reuters.























