13:21 / 14.12.2020
Google, Gmail e Youtube bien nga sistemi
Shërbimet e Googlet kanë rënë nga sistemi para disa minutave, duke prekur shumë përdorues në mbarë botën, njoftojnë mediumet e huaja.
Në mesin e shërbimeve që kanë rënë janë Gmail, Google search, YouTube dhe Google Maps. Përdoruesit po e marrin mesazhin “Temporary Error”.
Raportohet se rënia ka nisur rreth 20 minuta më parë.























