09:55 / 15.12.2020
Covid-19 fut në karantinë Holandën për 5 javë
Pas Gjermanisë edhe Holanda detyrohet të futet në karantinë për 5 javët e ardhshme.
Ka qenë kryeministri, Mark Rutte ai i cili ka bërë të ditur masat e reja për parandalimin e Covid-19.
Shkolla, bizneset jothelbësore, muzetë dhe palestrat do të mbyllin aktivitetin e tyre.
Arsimi parauniversitar do të zhvillojë mesimin online, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.
Gjithashtu ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në shtëpitë e tyre mos presin më shumë se dy viziotrë mbi moshën 13-vjeç.
Këto masa do të vijojnë deri më 19 janar.























