14:16 / 15.12.2020
Iran, 223 të vdekur dhe mbi 7 mijë raste të reja me COVID-19
Deri më tani janë raportuar 1.123.474 raste, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 52.670.
Në Iran, 223 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 7.704 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.123.474, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 52.670.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 833.276 persona, ndërkohë që 5.704 pacientë janë në gjendje kritike.
Deri më tani, vendi ka kryer 6.797.469 teste.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.























