Më në fund Putoi uroi Bidenin për zgjedhjen president i SHBA-ve
BKT
   Bota

Më në fund Putoi uroi Bidenin për zgjedhjen president i SHBA-ve

Presidenti rus Vladimir Putin e ka uruar Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane, gjashtë javë pas votimeve dhe një ditë pasi Kolegji Elektorat zyrtarizoi fitoren e Biden.

Derisa shumica e liderëve botërorë uruan presidentin e zgjedhur Biden menjëherë pas zgjedhjeve, Kremlini pati thënë në atë kohë se do të presin rezultatin zyrtar që Putin të urojë fituesin.

Vladimir Putin i uroi presidentit të zgjedhur sukses dhe shprehu besimin se Rusia dhe SHBA, të cilat mbajnë përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, me gjithë ndryshimet e tyre, do të kontribojnë në zgjidhjen e shumë problemeve dhe sfidave më të cilat po përballet bota aktualisht, thuhet në një deklaratë për media të Kremlinit.