15:42 / 16.12.2020
Zvicra regjistroi 5,625 raste të reja dhe 89 vdekje në 24 orët e fundit
Të mërkurë, më 16 dhjetor, BAG ka raportuar 5,625 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 89 raste të reja vdekjeje dhe 5,625 infeksione të reja me koronavirus nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 38,251. Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 14.7 për qind dhe 241 persona u shtruan në spital brenda 24 orëshit.























