Afrikë, shënohen mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19
Numri i viktimave është rritur në 57.514 ndërsa numri i rasteve në 2.443.850.
Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 443 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 21.275 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.443.850 ndërsa numri i viktimave me 346 vdekje të reja arrin në 57.514.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 23.827, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.990 dhe në Marok 6.749 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 883.687 raste e cila pasohet nga Maroku me 406.970 dhe Egjipti me 123.153 raste.
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.066.966 persona të infektuar.























