Ishujt San Andres filluan të shërojnë plagët pas uraganit "Lota"
Sipas shifrave zyrtare të paktën 23 persona në rajon e kanë humbur jetën nga uragani "Lota".
Ishujt San Andres në veri të Kolumbisë, kanë filluar të shërojnë plagët pas uraganit vdekjeprurës "Lota".
Uragani përveç San Andres goditi edhe Panamanë, El Salvadorin, Hondurasin, Guatemalën, Kosta Rikën dhe Nikaraguan.
Sipas shifrave zyrtare të paktën 23 persona në rajon e kanë humbur jetën nga uragani "Lota".
"Lota" është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit dhe uragani i dytë në nëntor i kategorisë së pestë, ndërkaq i pari ndodhi në vitin 1932.
Uragani "Eta" mori 200 jetë njerëzish në Amerikën Qendrore në fillim të nëntorit, 150 prej tyre në Guatemalë.
Duke qenë një nga destinacionet më të vizituara nga turistët në rajon me strukturën e saj natyrore, detin dhe faunën e pasur, ishujt San Andres gjithashtu u ofrojnë vizitorëve aktivitete të tilla si zhytja dhe kanoe.























