Arabia Saudite fillon fushatën e vaksinimit për koronavirusin
"Kjo fushatë është operacioni më i madh i vaksinimit në Mbretëri. Vaksina kundër koronavirusit është e sigurt dhe nuk do të jetë e detyrueshme por opsionale", tha ministri saudit i Shëndetësisë.
Arabia Saudite ka filluar një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare saudite të shtypit (SPA), ministri saudit i Shëndetësisë, Tawfiq Al-Rabiah, mori një dozë vaksine.
"Kjo fushatë është operacioni më i madh i vaksinimit në Mbretëri. Vaksina kundër koronavirusit është e sigurt dhe nuk do të jetë e detyrueshme, por opsionale", citoi e përditshmja “Al-Riyadh” të ketë thënë ministri Al-Rabiah.
Dje, ministri saudit i Shëndetësisë njoftoi se mbretëria ka marrë grupin e parë të vaksinës Pfizer-BioNtech.
Ministria e Shëndetësisë tha se vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët dhe banorët dhe se është e sigurt dhe efektive.
Deri më tani, Arabia Saudite ka regjistruar gjithsej 360.335 raste të koronavirusit, duke përfshirë 6.080 vdekje dhe 351.192 të shëruar.























